Home POLITIKE Sot seancë pl...

Sot seancë plenare, interpelancë me ministrin e Brendshëm dhe ministren e Arsimit

24
0

Dy interpelanca të kërkuara nga opozita janë parashikuar të mbahen këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, ndërsa Ina Zhupa me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Rendi i ditës i seancës plenare:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.4.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me ministrin e Brendshëm, zotin Taulant Balla, kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

4. Interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

5. Projektligj “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).

6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

7. Projektligj “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës”.

8. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore”.

9. Dekret nr. 295, datë 24.10.2023, “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”.

10. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.

11. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit