Home Aktualitet 2 vite Covid-...

2 vite Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu: Faza akute e pandemisë drejt shuarjes

33
0

Ishte pikërisht 9 marsi i 2020, kur Ministria e Shëndetësisë raportoi për herë të parë që në Shqipëri u kap rasti i parë me Covid-19. Këtë të mërkurë, në ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u organizua një aktivitet në kuadër të dy vjetorit të fillimit të pandemisë në Shqipëri, me praninë e ekspertëve dhe mjekëve që kanë kontribuar në këto dy vite për përballimin e situatës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë ekipet mjekësore në strukturat shëndetësore, duke kujtuar momentet e para të fillimit të përballjes me Covid-19.

“Jam e sigurt se askush nga ju prezent këtu apo nga armata e madhe e punonjësve të shëndetësisë nuk do të mund të harrojë as edhe një minutë të këtyre dy viteve të fundit. Bashkë ndërtonim skenarë e merrnim informacione, shkëmbenim mendime ndërtonim mburoja dhe hidhnim në letër masa mbrojtëse në pritje të një armiku të padukshëm, i cili e kishtë nisur tashmë marshimin. Ne ishim gati me të gjitha strukturat tona. Kishim plane veprimi sipas skenarëve të parashikuar. Por askush as ne dhe askush në botë në fakt nuk e dinte atë që do të vinte”.

Duke folur për forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor, Manastirliu përmendi punët e qeverisë. ”Gjatë dy viteve të fundit kemi forcuar Urgjencën Kombëtare me mbi 60 autoambulanca të reja. Urgjenca Kombëtare ka pritur në dy vite mbi 1.4 milionë thirrje urgjente dhe ka menaxhuar mbi 279 mijë misione në banesë. Dyfishuam kapacitetet testuese. Krijuam mbi 200 pika testimi në komunitet. Rritëm kapacitetet dhe dedikuam në fazën e parë mbi 550 shtretër në 4 spitalet covid. Në total së bashku me gjithë spitalet rajonale vëndosëm në dispozicion 1600 shtretër të dedikuar dhe pajisëm të gjithë këto spitale dhe struktura me infrastrukturën e nevojshme, për t’iu përgjigjur çdo skenari të Planit tonë të Përgjigjies për periudhën e hershme shtator 2020 – mars 2021 e më tej edhe në Planin tonë 2-vjeçar të përgjigjies ndaj pandemisë dhe impaktit të saj. Siguruam të gjitha mjetet mbrojtëse për stafet tona. Rreth 4 mijë mjekë, infermierë, laborantë, staf mbështetës në vijën e parë u mbështetën me bonusin mbi pagën”.

Në këto dy vite janë 771 mjekë që u angazhuan në vijën e parë, 1936 infermierë, laborantë e farmacistë, 134 epidemiologë dhe 979 staf mbështetës. 4 laboratorë publikë kanë shërbyer për testim dhe janë krijuar 230 pika testimi në komunitet për gjurmimin kapjen e hershme dhe izolimin e rasteve covid. Në spitale u forcuan kapacitetet me 550 shtretër në 4 spitale Covid në Tiranë dhe në total 1600 shtretër të pajisur në spitalet rajonale duke siguara dhe dyfishimin e kapaciteteve në terapinë intensive. Deri tani janë siguruar nga qeveria shqiptare 5 milion doza vaksine anti-covid.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit