Home Aktualitet 2023 viti i t...

2023 viti i turizmit në Berat, drejtori i Muzeut Onufri: Kanë nisur vrullshëm prenotimet për këtë vit

30
0

2023 viti i turizmit në Berat. Statistikat flasin qartë se vendet më të vizituara të turistëve (vendas e të huaj) kanë qënë Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri, Kalaja dhe dy lagjet muzeale: Mangalem e Goricë.

Të dhënat që paraqesin sot agjencitë turistike në qytet flasin për një fillim të dukshëm të prenotimeve nga turistë të huaj, të cilët ndër destinacionet e tjera në Shqipëri, kanë përzgjedhur edhe Beratit në guidat e tyre një dhe dy ditore.

Drejtori i Muzeut Ikonografik Onufri, Miklor Pasku, ka konfirmuar se viti 2023 është viti i turizmit, viti më i jashtëzakonshëm e me shifra përtej çdo parashikimi të turistëve që kanë vizituar “Muzeun Onufri”.

“Ne flasim për 75 mijë vizitorë, që e kanë vizituar “Muzeun Onufri” në vitin 2023,gati dyfishi i atyre që e kanë vizituar këtë muze në vitin 2022.Muzeu ka qenë i tejmbushur përtej çdo kapaciteti, sidomos në muajt e verës, ndërkohë që sezoni u zgjat deri në muajin nëntor 2023.

Interesi për ta vizituar këtë muze është shumë i lartë, pasi ai është i përfshirë tashmë në të gjitha guidat e agjencive turistike. Turistët më të shumtë në numër që kanë vizituar “Muzeun Onufri” janë: Spanjollët, Polakët dhe Italianët, që pasohen nga vizitorët nga Franca, Gjermania, SHBA, vendet Arabe, Azia e Largët, Japonia, Tunizia etj”, ka thënë Pasku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit