Home Aktualitet 2096 të burgo...

2096 të burgosur nuk kanë të drejtë të votojnë, por Shullazi siguron dritën për të zgjedhur

69
0

Këtë të dielë janë 2096 të burgosur që janë përjashtuar nga e drejta për të votuar kryebashkiakun e qytetit ku vendbanimin. Ata përfshihen në kategorinë e ndalimeve të ligjit numër 138 që përfshin të dënuarit e formës së prerë të akuzuar nga vrasja deri tek trafiqet e drogës dhe të qenieve njerëzore.

Me katër burgje nën juridiksion, në gjykatën e kryeqytetit janë regjistruar kërkesat e 333 të burgosurve që kërkojnë të përfshihen në listat e zgjedhësve aty ku gjendet burgu dhe jo në njësinë ku kanë pasur vendbanimin.

Emiliano Shullazi është një nga të burgosurit i cili teksa nga 2016 mbahet në burg dhe ka referuar jo pak kërkesa për gjykimin në themel, gjykata e Tiranës i ka pranuar një kërkesë dhe ajo është e drejta për të votuar. Të tjerë që kërkojnë të votojnë për vendoret janë Viktor Ymeri, Agim Pepkolaj, Artur Tema e Nikoll Dorozi.

A mund të quhet burgu vendbanim? Sipas ligjit vendbanim është vendi ku shtetasi për shkak të punës, shërbimit të përhershëm, ndodhjes së pasurisë dhe interesave të veta qëndron në të shumtën e kohës. Në këtë kuptim, burgu është vendqëndrim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit