Home KRYESORE Situata në PD...

Situata në PD, Besnik Mustafaj: E shëndetshme, por duhet të nisë puna për evidentimin e figurave të reja

364
0

Një prej figurave më të njohura të PD, Besnik Mustafaj ka folur për PD e sotme. Ai vlerëson përbashkimin.

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka komentuar situatën në PD. Për të bashkimi i grupit parlamentar me në krye Gazment Bardhin është një përmirësim i situatës, të cilën ai e etiketoi si “më të shëndetshme, por jo aq sa duhet”.

Sipas tij demokratët duhet të kenë përgatitur deri në shtator programin e tyre për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, si edhe të nisin punën për evidentimin e figurave të reja që do të jenë në listat për kandidatë.

“Situata rreth PD është më e shëndetshme, por jo sa duhet. Grupi praktikisht është i bashkuar me disa përjashtime të vogla. Struktura më e rëndësishme për një parti është grupi parlamentar, aty qëndron fytyra e një partie. Ky zgjerim i bashkimit të grupit me në krye Bardhin e bën më të shëndetshme partinë në rrugën drejt zgjedhjeve. Deri në shtator duhet të jetë përgatitur programi elektoral, është edhe në rastin për të evidentuar figura të reja. Unë nuk e di cfarë bëhet brenda strukturave për seleksionimin e figurave të reja, por puna për formimin e programit ka nisur dhe kjo është gjë e mirë”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit