Home Aktualitet Berisha: Uroj...

Berisha: Uroj opozitën maqedonase për fitoren në zgjedhje!

404
0

Nga Sali Berisha

Në Republikën Maqedonisë së Veriut fiton Partia VMRO.
Të dashur miq, në një proces zgjedhor demokratik, Partia më e madhe opozitare VMRO parti simotër e Partisë Demokratike të Shqiperisë, e udhëhequr nga Kristian Mickivski fitoi dje zgjedhjet Parlamentare dhe presidenciale në Republiken e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast i përcjell urimet më të mira Kryetarit të VMRO zotit Mickovski për suksesin elektoral të shkëlqyer të VMRO nën udhëheqjen e tij. Uroj gjithashtu zonjën Gordana Siljanovska-Davkova Svilanova Kandidate e VMRO, me rastin e zgjedhjes Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Uroj gjithashtu të gjithë deputetet shqiptarë që u zgjodhën dje me votën e lirë të qytetarëve shqiptar në këtë Republikë.
Zgjedhjet e djeshme janë dëshmi e një procesi demokratik dinjitoz për çka meritojnë përgëzime të gjitha palët. Dhe njeherë urimet më të mira fitimtarve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit