Home KRYESORE Bie nga palla...

Bie nga pallati në ndërtim 28 vjeçari, ndërron jetë

314
0

Shumë jetë njerëzish po ikin në ndërtimin e pallatëve, pasi kompanitë e ndërtimit nuk marrin masa për sigurimin teknik.

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti në punë ku humbi jetën 28-vjecari një ditë më parë në Shëngjin. Viktima ishte i pasiguruar dhe po punonte në një shtesë pa leje. Sipas burimeve, punëtori ka qenë duke ngjitur vinçin, i cili është shkëputur dhe e ka marre me vete, duke rënë poshtë bashkë me të.

Objekti ishte në ndërtim e sipër, por sipas burimeve kati i 9-të dhe i 10-të po ndërtoheshin pa leje. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kerkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet për të parë veprimet e IVMT, IKMT dhe policisë për këtë ndërtim.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë mëngjesin e djeshëm, për shtetasin E. F., 28 vjeç, i cili humbi jetën dyshohet si pasojë e rënies aksidentale, nga lartësia e pallatit ku po punonte, në Shëngjin, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

-L.N., 51 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit;

-M.B., 51 vjeç, banues në Tiranë, sipërmarrës i punimeve;

-L.H., 32 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i kryenin ndërtimet në pallat, të papajisur me dokumentacionin e duhur. Gjithashtu, dyshohet se nuk kishin marrë masat për sigurimin e rregullave të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë ka rënë aksidentalisht, nga lartësia e pallatit, gjatë procesit të punës, shtetasi E. F..

Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Punësimi i paligjshëm”, për shtetasin H. H., 44 vjeç, banues në Lezhë, punëtor i firmës së ndërtimit. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit