Home Aktualitet Fatmir Xhafaj...

Fatmir Xhafaj i drejtohet PD: Po i bëni gjyq popullor bashkisë, këshillit bashkiak dhe kryetarit të bashkisë

497
0

Deputeti karizmatik dhe ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafa foli në parlament për aksionin e PD ndaj kryebashkiakut Veliaj, ku po hedhin molotov.

Xhafa tha ndër të tjera: “Për ta përligjur votën kundër këtij financimi argumenti kryesor opozitar është një çështje penale e nisur nga SPAK që ka ngritur akuza për disa drejtorë të bashkisë. Nuk kam pasur njohje personale dhe as marrëdhënie pune me asnjë prej tre personave me masë arreste. Nuk e njoh dosjen përkatës dhe akuzat penale ndaj tyre.

Si qytetar nuk më pëlqen aspak ajo që mund të ketë ndodhur, por si jurist kam detyrimin të respektoj parimin e prezumimit të pafajësisë dhe deri në momentin e gjykimit  të tyre më mbetet të shoh se cila është e vërteta e kësaj historie dhe më pas të jap gjykimin tim të plotë.

Si deputet i kësaj mazhorance pres të shoh vazhdimin e reflektimeve të nevojshme që kanë nisur, për çfarë nuk ka funksionuar në këtë rast dhe masat që duhen marrë për të parandaluar dhe ndëshkuar dukuri të tilla.

Të pranosh këtë gjë nuk është dobësi, është përgjegjësi. Të shkosh të dëshmosh para prokurorëve nuk është herezi, por detyrim para ligjit. Të bashkëpunosh me drejtësinë për të vërteten është përgjegjësi qytetare dhe ligjore. Të mbështetesh SPAK është respekt ndaj pushtetit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Ju po shkoni përtej kësaj logjike. Po konkuroni prokurorët dhe gjykatën që ende nuk ka filluar ta gjykojë këtë çështje, pasi është ende nën hetim.

Po i bëni gjyq popullor bashkisë, këshillit bashkiak dhe kryetarit të bashkisë. Si një njeri që vjen nga aksionet politike do ta mirëkuptoja, por aksioni duhet të ecë paralele me logjikën dhe jo molotovin. Ju po kërkoni që përgjegjësinë e 3-4 drejtorëve, ta ngrini në një akuzë ndaj gjithë institucionit që ka mbi 200 e ca drejtorë.

Ata mund të shpallen fajtorë, por 4 apo 10 drejtorë nuk janë bashkia e Tiranës”, tha Xhafaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit