Home Kultura 22 nëntori, D...

22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

276
0

Këtë të hënë 22 nëntori shënohet dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.

Në këtë ditë festa e paralajmëruar do të jetë tradicionale dhe të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.

Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetë e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues.

Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit