Home ShowBiz 3 mijë shqipt...

3 mijë shqiptarë jetojnë në Emiratet Arabe, “strehon” biznesmenë VIP. Mbi 500 esk*rta shqiptare

117
0

Çfarë bëjnë shqiptarët në Dubai? Përveçse për biznese e shkollim, një numër i konsiderueshëm janë edhe vajza “eskorta”. Gazetës zvicerane në gjuhën shqipe ”LeCanton27” ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat.

Në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta. Numri i shqiptarëve në Dubai besohet se arrin deri 5 mijë gjatë sezonit të pushimeve të verës. Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe deklaron se shqiptarët janë prezantuar me mjaft suksese atje.

Ka edhe biznesmenë dhe afaristë të njohur nga Kosova apo Maqedonia e Veriut sikur kompania e Ekolog e filantropit Lazim Destani, një biznesmen tashmë i njohur jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe në Zvicër e mbarë botën. Po ashtu kemi edhe pronarë të firmave të ndërtimit.

Sa i përket studentëve, interesimi i tyre është i madh për të studiuar këtu në Emirate, sidomos në Dubai të cilët janë të orientuar të studiojnë kryesisht teologjinë, financat, mjekësinë, biznesin, ekonominë, bankat, numri i të cilët sillet rreth 50.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit