Home Aktualitet 30 qershori n...

30 qershori në Kushtetuese, Varaku: E vetmja vlerë legjitimi i pretendimeve të opozitës

9
0

Në Gjykatën Kushtetuse po shqyrtohet çështja e zgjedhjeve njëpartiake lokale të 30 qershorit në 2019. Analisti Redi Varaku, thotë se politikisht ky është një vendim i vonuar dhe nuk mund ti sjellë asnjë të mirë demokracisë lokale. E vetmja vlerë sipas tij, është legjitimi që i bën pretendimeve të opozitës.

“Politikisht e shoh si një vendim të vonuar. Në 28 qershor të 2019, Palmer pati paralajmëruar që do të kemi një vendim të Kushtetueses brenda korrikut apo gushtit të po atij viti. Këtë vendim pas dy vitesh e shoh shumë të vonuar dhe nuk parashikoj se do të prodhojë ndonjë të mirë për demokracinë lokale apo administrimin e qyteteve apo bashkive. Ka vetëm një vlerë, i jep legjitimitet pretendimeve të opozitës”,-thotë në ”Ora News”.

Për të katër vite stanjacion në sistemin e drejtësisë kanë prodhuar një gjendje depresive në shoqërinë shqiptare. Varaku thekson se opozita ishte në të drejtën e saj për bojkotimin e zgjedhjeve për shkak të mos plotësimit të kushteve bazë për garën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit