Home Aktualitet 33 kg kokainë...

33 kg kokainë në arkat me banane të kompanisë “BanaKing”. Neritan Sejamini: Një pushtetar i lartë fshihet pas kësaj kompanie

981
0

Policia e Durrësit ka dalë në një njoftim për media lidhur me goditjen e një tjetër rasti të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta. Operacioni është koduar “Again”, ndërsa sasia e lëndës narkotike ishte e ndarë në dy arka me banane. Gjithsej janë gjetur 31 pako, me peshë 33,5 kilogramë. Në ambientet e komisariatit janë shoqëruar tetë persona, mes të cilëve edhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Mësohet se droga ishte e fshehur në kontejnerin e kompanisë ‘BanaKing’, në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Vendi i origjinës së kokainës është Ekuadori në Amerikën latine. 84 kontenierë po kalohen në skander për të parë nëse ka ende sasi tjetër. Operacioni i policisë është zhvilluar në bashkëpunim me Maltën.

Ndërkohë te Ylli Rakipi në emisionin “Te PaEkspozuarit” analistët e ftuar në studio theksuan se nuk ka asnjë mundësi që kjo kompani ka 8 vite që kryen veprimtari të tilla dhe nuk bllokohet. Asaj iu kapen sasi të mëdha me kokainë në këto vite dhe përsëri e lejon qeveria të vazhdojë aktivitetin në Shqipëri. Pra sipas Neritan Sejaminit është dikush i madh në qeveri që fshihet pas kësaj kompanie.

Neritan Sejamini: Ose Kryeministri, ose Ministri i Brendëhsm, ose Prokurori i Përgjithshëm, ose drejtori i Policisë janë mbrapa kësaj kompanie. Nuk ka asnjë mundësi tjetër që kjo kompani të fusë drogë dhe të kapet kaq herë e prapë vazhdon aktivitetin.

Enton Abilekaj: Vazhdimi i punës së kompanisë tregon vullnetin që ka qeveria për të luftuar trafikun e drogës. Një kompani që vijon prej 7-8 vitesh, tregon një vullnet pro trafikut. Ka filluar në 2014, një vit pasi ka ardhur Rilindja në pushtet. Përjashtoj Prokurorin e Përgjithshëm, drejtorin e Policisë, sepse këta kanë ndryshuar. Vetëm Kryeministri nuk ka ndryshuar. Kush e ka mbështetur këtë?

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”. Sekuestrohen 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

Shoqërohen në DVP Durrës, 8 persona. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në Portin e Durrësit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative, strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një kontenier të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane.

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh, 31 pako, të mbushura me lënd të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë. Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit vijojnë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit