Home Bota 335 fëmijë të...

335 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë

26
0

Lufta ruse në Ukrainë, i ka marrë jetën 335 fëmijëve. Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, dënon “luftën e pakuptimtë” të Rusisë në Ukrainë duke bërë thirrje për t’i dhënë fund vuajtjeve “të padurueshme” të civilëve.

Bachelet kërkoi gjithashtu kompensim për viktimat e luftës, duke vënë në dukje se më shumë se 10 000 vdekje ose lëndime civile janë dokumentuar që nga nisja e sulmeve në Ukrainë, me 335 fëmijë midis 4 889 vdekjeve.

Në paraqitjen e saj të fundit përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Bachelet u ankua se “me hyrjen në muajin e pestë të armiqësisë, bilanci i konfliktit në Ukrainë vazhdon të rritet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit