Home Sporti 35 gola në 35...

35 gola në 35 ndeshje, sulmuesi më produktiv në Itali është një shqiptar

428
0

Sulmuesi më produktiv këtë vit në Itali është një futbollist me origjinë shqiptare, i cili në fakt ka lindur në Greqi, por është rritur në Liguria. Bëhet fjalë për Dardan Vuthaj, me 35 gola në 35 ndeshje me Novarën në Seria D.

Vuthaj, i lindur në vitin 1995, ka shënuar më shumë se Immobile, Coda dhe Brunori, golashënuesit më të mirë në tre ligat profesioniste me Lazion, Leccen dhe Palermon. Djaloshi shqiptar zhvilloi një sezon fantastik pasi më parë kishte shënuar 21 gola me Riminin në Seria D.

26-vjeçari ende nuk ka marrë asnjë ftesë nga Kombëtarja jonë, por mund të jetë një alternativë shumë e mirë për të ardhmen. Edhe pse nuk luan në një ligë shumë cilësore, ai ka treguar se ka instinkte të jashtëzakonshme në zonën e rreptësisë për të realizuar gol, jo më kot dhe “Gazzetta dello Sport” i ka dedikuar një artikull të veçantë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit