Home Aktualitet 4 vatra zjarr...

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri, situatë më kritike në Kepin e Rodonit

109
0

Në vendin tonë vijojnë të mbeten aktive 4 vatra zjarri në zona të ndryshme, nga Kepi i Rodonit, në Himarë dhe Mirditë.

Autoritetet njoftojnë se situata paraqitet e vështirë në zonën e Kepit të Rodonit për shkak të terrenit të thepisur si dhe erës së fortë.

Ndërkohë, sipas autoriteteve është bërë e mundur shuarja e 8 vatrave të zjarrit, 3 në qarkun e Gjirokastrës, 1 në Shkodër, 1 në Tiranë, 2 në Durrës dhe një vatër në Fier.

Situata e zjarreve:

Gjatë ditës së sotme, efektivë të Forcave të Armatosura, efektivë të forcave zjarrfikëse, forca policore, vullnetarë si dhe forca të shërbimit pyjor, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar në disa operacione për shuarjen e zjarreve në zona të ndryshme të territorit të vendit. Pas një pune të pandërprerë është arritur të fiken 8 vatra zjarri, 3 në qarkun e Gjirokastrës, 1 në Shkodër, 1 në Tiranë, 2 në Durrës dhe një vatër në Fier.

Ndërsa mbeten ende aktive 4 vatra zjarri. Në fshatin Legjin, në njësinë administrative Orosh në Mirditë vijon puna për shuarjen e flakëve në një sipërfaqe pyjore me pisha. Po ashtu po punohet për të vënë nën kontroll flakët në një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, në fshatin Draç, Kepi i Rodonit në njësinë Ishëm, në Durrës. Në operacion janë të angazhuar të gjitha mjetet zjarrfiksëse duke përfshirë dhe zjarrfikësen e portit Durrës dhe të Shijakut. Puna e efektivëve është vështirësuar për shkak të terrenit dhe erës së fortë.

Një tjetër operacion po vijon në fshatin Pilur në Himarë, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre si dhe në fshatin Qesarat të njësisë administrative Livadhja, në bashkinë Finiq, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit