Home Aktualitet 41-vjeçari sh...

41-vjeçari shqiptar i zhvat 18 mijë euro italianit, u shtir si vajzë në rrjete sociale

150
0

Një 41-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane, kjo pasi akuzohet se ka mashtruar një person dhe i ka marrë 18 mijë euro. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari kishte bashkëpunuar me dy persona, një nigerian 48-vjeçar (i cili u vetëvra dy ditë më vonë në burgun e Foggia) dhe Leonardo Rodriquens, 29-vjeçari nga Manfredonia.

Të tre për 10 muajsh rresht kishin mashtruar një burrë me banim në provincën e Foggia. Ishte i mashtruari ai që bëri denoncimin në momentin që shqiptari dhe dy miqtë e tij do shkonin të merrnin paratë tek shtëpia e tij.

Shqiptari dhe dy bashkëpunëtorët kishin hapur një adresë në ”Messenger” me emrin e një vajze shqiptare. Duke u shtirur si vajzë, ata i kërkonin herë pas here para italianit me argumentin se kishin vështirësi financiare. Ai u kishte nisur 13 mijë euro, por duke mos pasur asnjë takim me ”vajzën”, vendosi të ndërpriste çdo kontakt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit