Home Bota 46 trofe në x...

46 trofe në xhudo, e arta Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës. Osmani e dekoron me urdhrin ”Shotë Galica”

88
0

Me 46 trofe në xhudo, Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës. Me një ceremoni shtetërore edhe i ka dhënë fund karrierës në sportin e xhudos. Ajo arriti kulmin e karrierës në vitin 2016, kur i solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike “Rio 2016”. Ajo është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane.

“Kam punuar shumë që mos të zhgënjej Kosovën e ta bëjë vendin krenar”, tha Kelmendi, duke i falënderuar të gjithë për përkrahje përgjatë rrugëtimit të saj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nderuar Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”. Urdhri “Shotë Galica” u ndahet personave, të cilët kanë avokuar, kanë bërë vepra trimërie apo akte guximi, por edhe luftuan për barazinë gjinore. Për rrjedhojë, Osmani tha se Kelmendi në tre dekadat e jetës së saj u bë fytyra e Kosovës së sotme

“Ajo me të drejtë cilësohet si legjendë e sportit të xhudos, heroinë e Kosovës. Në tre dekadat e jetës së saj u bë fytyra e Kosovës së sotme”, tha presidentja Osmani gjatë fjalimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit