Home Aktualitet 6 marsi, Ball...

6 marsi, Balliu: Kandidatët e Bravës janë për show mediatik, mbështesin Ramën

108
0

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, thotë se për zgjedhjet e 6 marsit, në Lushnje përballë Elton Banos që e zgjodhi anëtarësia është Eriselda Sefa (PS) dhe Indrit Sefa (PD). Ai nënvizon edhe Sefa ka qenë kandidat i Bamir Topit, i cili në 2013 kërkonte rrëzimin e qeverisë të PD.

”S’ka një ndarje të demokratëve, përkundrazi ka një bashkim të demokratëve. Kandidati Elton Bano është i jashtëzakonshëm, jurist i jashtëzakonshëm, një njeri që e njeh mirë partinë, që ka lindur në atë parti. Për këto arsye anëtarësia e PD e ka votuar. Përballë tij janë Sefat në katror, është kryetarja aktuale Eriselda Sefa dhe Indrit Sefa, i cili ka qenë kandidat i Bamir Topit, i cili në 2013 kërkonte rrëzimin e qeverisë të Partisë Demokratike. Në këtë aspekt nuk mendoj se përbën lajm se në çfarë situate është jo vetëm Lushnja, por gjithë Shqipëria”.

Nga ana tjetër, ai thekson se kandidatët e Lulzim Bashës në këto zgjedhje janë për show mediatik në mbështetje të Edi Ramës. Ndër të tjera Balliu ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit është bërë kryetar bashkie me votat e Ilir Metës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit