Home Aktualitet Java e 34-të ...

Java e 34-të e Superiores/ Vllaznia triumfon ndaj Dinamos, Laçi mund Tiranën

408
0

Vllaznia, Partizani, Laçi dhe Teuta triumfojnë, ndërkohë që u mbyll në barazim 3-3 Erzeni-Kukësi. Skuadra shkodrane fitoi 1-0 përballë Dinamo Cityt, duel që u vendos nga goli në shtesë i 18-vjeçarit Kevin Dodaj.

Ndërkohë, “Demat” iu falën golit të vonë të Alfred Mensah për të thyer me të njëjtin rezultat Skënderbeun. Tri pikët edhe për Teutën, që triumfoi po 1-0 përballë Egnatias kryesuese. Artan Jazxhi realizoi golin e fitores për skuadrën durrsake.

Feston edhe Laçi, që mposhti 1-0 Tiranën. Indrit Prodani realizoi golin e fitores për bardhezinjtë e Armando Cungut. Barazim 3-3 mes Erzenit dhe Kukësit, me ekipin nga Shijaku që vulos rrëzimin në Kategorinë e Parë.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur dy javë, që do të prodhojnë garë të fortë për vendin e dytë, skuadrën e katërt që siguron “Final 4” dhe ekipin që do të luajë në “Play Out”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit