Home Aktualitet SPAK kërkesë ...

SPAK kërkesë bankave për Veliajn, Ndreca: Është thjesht një verifikim!

98
0

SPAK njoftoi se ka nisur shkresa në disa institucione për të marrë të dhëna financiare për kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe familjarëve të tij. Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ky nuk është procedim penal, por prokurorët e SPAK, por bëjnë verifikim, që ndodh për personat që kanë lidhje me një çështje.

“Shkresa për Veliajn nuk ka numër procedimi penal. Është procedurë krejtësisht normale sepse e tha Dumani se ne bëjmë dhe është procedurë standarde. Ata bëjnë verifikime pasurorë për personat që kanë lidhje me një çështje përkatëse.

Të jesh person nën hetim ti ke të drejta proceduriale. I ngarkohet e drejta për të patur avokat, të drejtat i njoftohen. Kjo nuk është një shkresë publike.

Në këtë fazë nuk ka ndryshuar cilësia juridike e zotit Veliaj.

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala nëse mund të nisë prokuroria hetim pasuror nëse Veliaj nuk është nën hetim, Ndreca u shpreh se: “Hetimi pasuror është i plotë i gjithanshëm, është vetting. Verifikimi i pasurive, lëvizjeve bankare, ose transaksioneve, nuk është hetim pasuror, por verifikim.

Dikush që nuk është nën hetim, por që i del emri në një çështje, apo familjarët e personat e lidhur, verifikohet nga prokurori për çdo transaksion. Nëse dalin lidhje prokurori fillon hetim pasuror të thellë.

E pyetur sërish nga gazetarja Lala nëse kërkesa për Veliajn dhe familjarët e tij ka lidhje me një kompani në Bullgari, Ndreca u shpreh se këtë duhet të sqarojë kjo shkresë.

“Hetim pasuror do të thotë hyrje e plotë në çdo lloj transaksioni. Ndërsa informacioni për transaksionet është pjesë e një hetimi normal. Unë e shoh si verifikim të personit në fjalë. Unë kam informacion edhe për politikanë të tjerë dhe njerëz të tjerë publikë, që nuk kanë patur procese penale”- u shpreh deputeti socialist, Plarent Ndreca.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit