Home Aktualitet 77-vjeçarja n...

77-vjeçarja nga fshati Gegë, me shkop në dorë merr pjesë në zgjedhje dhe fton qytetarët të votojnë

154
0

Një 77 vjeçare nga fshati Gegë i bashkisë Kuçovë nuk ka lënë asnjë vit zgjedhor pa marrë pjesë në votim. Edhe pse me shkopin me vete dhe e shoqëruar, zonja Nure votoi ndërsa fton të gjithë qytetarët që gjithashtu të votojnë. E moshuara tregon se erdhi me nusen që jeton në Kuçovë për të votuar.

Nurja: Çdo vit unë skam lënë as edhe një vit pa votuar.

Të ka ndodhur ti thuash t’i fëmijëve të ty shko voto?

Nurja: Jo asnjëherë, ata vijën vetë për të votuar

Pate momente që e mendove dy herë për të mos ardhur për shkak të shiut?

Nurja: Jo unë do vija që në mëngjes po nuk pata njeri, erdhi nusja nga Kuçova erdha me nusen. Çdo zgjedhje unë do vij.

Çfarë do ti thuash qytetarëve që e kanë me dy mendje për të votuar?

Nurja: E kanë gabim, le të votojnë. Unë s’jam dakord mos të marrin pjesë, të tërë duhet të votojnë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit