Home Aktualitet 8 të izoluar ...

8 të izoluar në regjimin 41 bis, Ulsi Manja paralajmëron: Do të futen të dënuar të tjerë

64
0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka paralajmëruar se në regjimin 41 bis, do të futen edhe të dënuar të tjerë. Në një trajnim me OSBE, mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm, Manja tha se vetëm në nëntor janë 4 të dënuar në lidhje me krimin e organizuar të vendosur në këtë regjim.

Ndërsa shtoi, se agjencitë ligjzbatuese po vlerësojnë rrezikshmërinë e disa të dënuarve të tjera. Manja tha po ashtu se regjimi i ashpër po funksionon pa ndërprerë komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu. Aktualisht në regjimin 41 bis, janë izoluar 8 të dënuar: Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arber Çekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.

Çfarë është regjimi i posaçëm ’41-bis’

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41-bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit