Home Aktualitet Berisha: Veli...

Berisha: Veliaj u thirr sot atje falë meritës së protestuesve! Diktaturës i keni dhënë…

44
0

Nga dritarja e banesës, Sali Berisha tha se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u thirr në SPAK falë protestës së vendosur të qytetarëve të lirë, të cilët kërkojnë largimin e tij pas publikimit të skandalit 5D ku drejtorët e tij vidhnin 100% fondet e bashkisë.

Sot, ju qëndrestare dhe qëndrestarë e opozitës shënuat pas 20 shkurtit, mosbindjen civile, betejën më të fuqishme që nga viti 1991 gjer sot. Kjo e martë ishte ditë e bardhë për demokracinë, ishte ditë e zezë për kleptokracinë, narkokracinë.

Ju u keni kallur datën, po i lebetitni, po i lemerisni me qëndresën tuaj. Diktaturës i keni dhënë sot goditjen më të rëndë. I keni dhënë sot lebetinë dhe tmerrin më të madh.

Miqtë e mi, por sot ishte edhe një ditë siç u thashë, që dëshmoi kalbësirën e plotë dhe totale të narkoshtetit, të narkodrejtësisë, të narkobashkisë. Ju e dëgjuat vetë se si Erion Veliaj u tha shqiptarëve se isha te kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe se i përgëzoj se po punonin mirë.

Kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë. E kuptoni ju vetë se çfarë poshtërimi i bëri ky Skapit të partisë. Ky kryehajdut i bashkisë. Mos harroni se ky e shprehu haptas: isha te bashkëpunëtorët”,-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit