Zlatan Ibrahimovic festoi ditëlindjen e tij të 40-të me një festë të madhe, teksa mezi pret dhe rikthimin në fushë, që mund të vijë kundër Veronës.
“Ndihem i ri, një tjetër vit ka kaluar dhe mezi po pres rikthimin në fushë. Jam më mirë, këto janë probleme të vogla që do t’i zgjidh. Kush e fiton titullin? Skuadra që ka në dispozicion Ibrën … ”, tha suedezi për Le Lene.
Vitet kalojnë por Ibrahimovic nuk ndryshon si brenda dhe jashtë fushave. Sulmuesi suedez ndihet ende i ri dhe i gatshëm për sfida të reja. /R.Lka-Koha Jone/