Ivan Perisic ka kontratë me skuadrën e Interit deri në qershorin e vitit 2022, teksa shumë klube kërkojnë të përfitojnë. Drejtuesit zikaltër nga ana tyre nuk duan ta humbasin kroatin, i cili vazhdon të konsiderohet i rëndësishëm për repartin e sulmit dhe kanë nisur menjëherë nga puna për t’i ofruar sulmuesit rinovimin e kontratës.
West Ham dhe Evertoni në Angli kërkojnë t’i paraprijnë çdo situate për ta rrëmbyer lojtarin që gjatë merkatos së janarit, pasi në garë janë futur edhe disa klube gjermane.
Perisic e njeh shumë mirë Bundesligën pasi ka veshur fanellat e Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Ëolfsburg, teksa këta të fundit po bëjnë tentativa për ta rikthyer.