Tirana triumfuan me rezultatin e pastër 0-2 ndaj Teutës, ndërsa heroi i ndeshjes ishte Taulant Seferi. Bomberi i kryeqytetasve shënoi të dy golat për ekipin e tij duke u konfirmuar lider i skuadrës.
Goli i parë për lojtarin nga Kumanova erdhi në minutën e 17 teksa Seferi përfitoi edhe nga një gabim trashanik i portierit të ri të durrsakëve Dema. 17-vjeçari nuk e kontrolloi mirë goditjen e Seferit dhe sfera i shpëtoi nga duart duke kaluar vijën fatale. Në fraksionin e dytë, Seferi shënon pas një sponde të Devid De Silva.
Partizani mori tre pikë tepër të rëndësishme pas fitores 5-0 kundër Kukësit në “Air Albania”. Kallaku e zhbllokoi ndeshjen me një penallti të kontestuar, ndërkohë që Skuka dyfishoi shifrat në minutën e 41-të “Demat” u kthyen të motivuar nga dhomat e zhveshjes dhe Stenio Junior iu realizoi edhe një gol tjetër.
Partizani nuk u ndal me kaq, pasi Gresild Lika plotësoi “pokerin”, ndërkohë që Herald Marku me një goditje dënimi shënoi golin e pestë. Pas dy fitoreve të Tiranës dhe Partizanit, tashmë do të jetë radha e derbit mes tyre të shtunën në mbrëmje.