Protesta kundër propozimit frances ka agravuar në Shkup. Mbrëmjen e sotme protestuesit filluan të gjuajnë me gura e mjete të tjera statujën e heroit tonë kombëtar Skenderbeu. Sipas mediave maqedonase protestuesit janë ndeshur me qytetarët shqiptarë dhe protestuesit duan të futen drejt Çarshisë së Vjetër të Shkupit.