UEFA ka publikuar kundërshtarët e mundshëm të ekipeve shqiptare në rast kualifikimi në turin e tretë të Ligës së Konferencës, teksa shorti do të hidhet sot në orën 14:00 në Nion. Tirana, në rast se mposht Zrinjskin, mund të përballet në turin e tretë me një nga skuadrat që janë në mini-grupin që i ka caktuar UEFA.
Kundërshtarët e mundshëm janë Shakhtjor Soligorsk ose një nga fitueset e çifteve CFR Cluj-Inter Club d’Escaldes dhe Tobol Kostanay-Lincoln Red Imps. Shorti në këtë rast është i lirë, pa ndarje në vazo dhe radha e goglave përcakton se kush luan ndeshjen e parë në shtëpi dhe kush në transfertë.
Ballkani i Ilir Dajës mund të ketë kundërshtarë kampionët e Polonisë apo ekipe të tjera. Vllaznia dhe Laçi që gjenden së bashku në një grup rrezikojnë një përballje me Konyasporin e Cikalleshit dhe Çekiçit, ndërkohë ka edhe rivalë të tjerë si Slavia e Pragës apo Rijeka.