E pazakontë është një ngjarje që ka ndodhur në Fier. Një 64-vjeçare ka humbur jetën, pasi u godit në mënyrë fatale nga një dash. Ngjarja u regjistrua pasditen e një dite më parë në fshatin Lalar të Fierit, ku kafsha goditi 64-vjeçaren F.V. Njoftimi u dha nga policia, e cila vijon hetimet për këtë ngjarje.