Valentin Nikolli, 22-vjeç tragjikisht ka humbur jetën, teksa ishte duke u larë në lumin Mat. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Zogut”, mbi lumin Mat. Mësohet se i riu kishte shkuar në lumë për t’u larë me shokët e tij, por fatkeqësisht u mbyt në rrjedhën e tij.