Deputetja e PD, Tabaku: Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin, shkak modeli ekonomik

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke iu referuar të dhënave të fundit nga Instituti i Vjenës, sipas të cilave Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për produktivitetin e punës. Sipas këtyre të dhënave, produktiviteti në Shqipëri është vetëm 34,580 euro për punonjës në vit, ose rreth 42% e mesatares së Bashkimit Europian, një tregues që sipas Tabakut konfirmon se ekonomia shqiptare nuk po prodhon vlerë reale.

Për të në krahasim me vendet e tjera të rajonit, diferenca është e theksuar. Mali i Zi renditet me 47,050 euro për punonjës, Serbia me 46,260 euro, Kosova me 44,970 euro dhe Maqedonia e Veriut me 43,810 euro, çka sipas saj tregon se çdo shqiptar prodhon mbi 10 mijë euro më pak në vit sesa fqinjët e tij. Kjo situatë është për shkak të modelit ekonomik të ndjekur ndër vite. që mbështetet kryesisht tek ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa mungojnë investimet në teknologji, inovacion dhe sektorë që krijojnë vlerë të qëndrueshme.

Tabaku nënvizon se pasojat e këtij modeli janë të dukshme çdo ditë. ”Pasojat i shohim çdo ditë. Pagat mbeten më të ulëtat në rajon. Të rinjtë dhe profesionistët largohen. Rajonet boshatisen. Shqipëria mbetet pas. Një vend me produktivitet të ulët nuk varfërohet brenda natës. Ai zbrazet pak nga pak: nga të rinjtë, nga profesionistët, nga klasa e mesme dhe nga besimi se puna e ndershme të çon përpara. Kjo është Shqipëria e sotme. Një vend ku nuk fiton meritokracia, por një pakicë që përfiton nga një sistem i padrejtë dhe i pabarabartë. Ky nuk është një fat i pashmangshëm por një zgjedhje politike dhe koha është për ta ndryshuar”, thekson deputetja demokrate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?