Aksident i rëndë në Fresk, motori përplas të miturën dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Freskut, ku një motor ka përplasur një vajzë 6-vjeçare, duke shkaktuar panik në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë në trotuar, duke goditur të miturën që ndodhej aty pranë.

Pas përplasjes, ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se drejtuesi i motorit ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, por kjo pritet të konfirmohet nga hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

E mitura është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor. Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorit, ndërsa po heton edhe rrethanat e plota të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?