Protestat e forta, dy ministra japin dorëheqjen
Dy ministra të lartë të qeverisë së Bolivisë kanë dhënë dorëheqjen, mes protestave të ashpra dhe bllokadave rrugore që kanë përfshirë vendin. Ministri i Mbrojtjes, Marcelo Salinas, dhe ministrja e Arsimit, Beatriz García, u larguan dje nga detyrat e tyre.
Deri tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për dorëheqjet, ndërsa arsyet e largimit të tyre mbeten të paqarta. Grupet që prej disa javësh po protestojnë në vend, kanë kërkuar dorëheqjen e disa ministrave, raportoi gazeta boliviane “La Razon”.
Situata ka shkaktuar mungesa të ushqimeve, karburantit dhe ilaçeve. Protestat janë të drejtuara kundër vështirësive ekonomike, rritjes së kostos së jetesës dhe planeve reformuese të qeverisë konservatore të presidentit, Rodrigo Paz.
KOHA JONË SONDAZH

