Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla takohen me ish-presidentin Ilir Meta

Politika shqiptare është ndoshta një nga më të ashpërat në Europë. Akuzat, sulmet, përplasjet dhe konfliktet personale shpesh e kalojnë kufirin e debatit normal politik. Por ka momente kur edhe kundërshtarët më të egër ndalen dhe kujtojnë se përpara se të jenë politikanë, janë njerëz.

Vdekja e babait të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, solli pikërisht një nga ato momente të rralla. Në ceremoninë mortore në Çepan të Skraparit dhe më pas në pritjen e ngushëllimeve, u panë figura politike nga kampe të ndryshme, miq e kundërshtarë, gazetarë, diplomatë dhe personalitete të jetës publike. Në Çepan ishin kryesisht nga lidershipi i PD që e ngushelluan.

Megjithëse marrëdhëniet mes Ilir Metës dhe kryeministrit Edi Rama prej vitesh janë kthyer në një luftë të hapur politike, prania e figurave të rëndësishme të Partisë Socialiste në ceremoninë e ngushëllimit tregoi se ka ende vlera njerëzore që qëndrojnë mbi ndarjet politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishin të pranishëm figura të njohura socialiste si Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, por edhe emra të brezit të vjetër socialist si Arta Dade, Arben Malaj, Ermelinda Meksi dhe Anastas Angjeli. Shumë prej tyre kanë ndarë me Ilir Metën vite të tëra bashkëpunimi politik, kur ai ishte një nga figurat kryesore të së majtës shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të fundit, politika është e përkohshme, ndërsa dhimbja familjare është universale. Sot mund të jesh kundërshtar, nesër mund të jesh pranë atij që po kalon një humbje të madhe. Kjo është arsyeja pse ceremonitë mortore dhe ngushëllimet kanë ruajtur gjithmonë një status të veçantë në traditën shqiptare.

Në një kohë kur politika shqiptare duket më e polarizuar se kurrë, prania e kundërshtarëve politikë pranë Ilir Metës në një moment të vështirë familjar është një kujtesë se ekziston ende një kufi që nuk duhet kapërcyer: kufiri mes betejës politike dhe respektit njerëzor.

Sepse pushteti, mandatet dhe partitë janë kalimtare. Ndërsa dhimbja për humbjen e një prindi është e njëjtë për të gjithë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?