Gazetarja Lala tregon operacionin ku u vra efektivi: U nisën shtatë forca të policisë, autori mjaft i rrezikshëm

Shqipëria është tronditur nga ngjarja në Maliq, ku një i shumëkërkuar vrau një efektiv të Shqiponjave, Enea Mekolli dhe plagosi një tjetër. Gazetarja Klodiana Lala, duke dhënë detaje për këtë ngjarje të rëndë u shpreh se ky ishte një aksion ndaj një personi me rrezikshmëri shumë të lartë dhe duhej organizuar në mënyrë të posaçme.

“Violand Braccellari është autori i dyshuar. Forcat Shqiponja, një patrullë, janë nisur në Maliq ku kishin informacion se në një nga banesat, ose stanet, fshihej Violand Braccellari, i dënuar me 10 vite për prodhim dhe shitje narkotikësh. Forcat Shqiponjat janë nisur. Enea Mekolli është efektivi i vrarë, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur. Po kështu është plagosur edhe autori i ngjarjes. Kishin dështuar disa herë forcat RENEA për ta vënë në pranga, për faktin se është ish ushtarak he ka njohuri për t’i shpëtuar forcave. Automjetet e policisë me 7 forca kanë shkaur në zonën ku fshihej. Kur forcat e policisë kanë menduar se e kanë rrethuar, ai ka qëlluar me kallashnikov drejt tyre.

Ngjarja është shumë e rëndë, tregon se forcat e policisë do të duhet të kenë tjetër qasje për mënyrën se si organizojnë aksionet për kapjen e personave të shumëkërkuar. Nuk dimë nëse ka patur plan të posaçëm operacional, përse nuk ka patur RENEA, që janë më të përgatitur dhe te specializuar kur ka eksponentë me rrezikshmëri të lartë. Në rastin konkret, është anashkaluar rrezikshmëria që paraqiste ky ish ushtarak. Për shkak të aftësive si ish ushtarak dhe njohjes së zonës, duheshin forcat e tjera operacionale ose RENEA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj se duhet të ketë një hetim të thelluar për të sqaruar këtë ngjarje. Pati deklaratë nga zoti Hita, tha se policia e shtetit nuk ka patur dijeni për operacionin. Nëse drejtoria e policisë së korcës nuk ka lajmëruar eprorët në policinë e shtetit, për aksionin e kapjes së këtij personi të rrezikshëm, minimalisht ka shpërdorim detyre. Kemi një dëshmor të rënë në krye të detyrës”,-tha Lala.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?