Rama reagon sërish me FOTO nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish, pas rreth një ore,  një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, përmes së cilit ka reaguar në lidhje me ndërtimin e resortit në Zvërnec, i cili është bërë edhe shkaktari kryesor i protestave të këtyre ditëve të fundit në Tiranë.

Kësaj rradhë Rama ka postuar foto të një ishullu në Katar, i cili është zhvilluar prej dy vëllezërve Alkhayatt, pashkëpronarët e “Power Holding”, e njëkohësisht blerësit e tokës dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit.

“Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Poëer Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjoz Anantara.

E dini kush e ka zhvilluar?

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Poëer Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike

* Pwer International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?