Berisha akuzon Ramën: Projekti “Smart City” po përdoret për monitorimin e qytetarëve
Sali Berisha thotë se vendosja e kamerave inteligjente në rrugët kryesore të qyteteve dhe administrimi i tyre nga policia është kthim në diktaturë. Kreu i PD-së nënvizon se me projektin ”Smart City”, po survejohet çdo lëvizje e protestuesve përmes kamerave robotike.
“Smart City është një projekt i bazuar në kamerat robotike, me rezolucion shumë të lartë dhe aftësi të mëdha, që në Evropë administrohet totalisht nga bashkitë dhe që është kryekëput në funksion të shërbimeve ndaj qytetarëve. U lutem, këtu keni një kamerë robotike që survejon ditë e natë protestën, kryengritjen paqësore të qytetarëve dhe rinisë shqiptare”.
Akuza tjetër e Berishës ndaj projektit ‘Smart City’ është devijimi nga qëllimi fillestar. Sipas tij kamerat nuk administrohen nga bashkitë për shërbimet e qytetarëve, por nga policia, të cilën e quan të korruptuar dhe në shërbim të krimit.
“Kamerat që duhet të administrohen tërësisht nga bashkia në interesin më të mirë të qytetarëve, administrohen tani nga narkopolicia për survejimin e rreptë të qytetarëve. Projekti i narkoshtetit shqiptar. 20 qytete dhe pikat kufitare. Nën administrimin e narkopolicisë së shtetit- do të thotë karteleve të drogës”.
KOHA JONË SONDAZH

