Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës: Sot bëhet fjalë për ekzistencë
Protestës këtë të mërkurë i është bashkuar edhe studiuesi Behar Gjoka, i cili ka renditur disa argumente të rëndësishme pse kjo protestë nuk duhet të ndalet.
”Paguajmë korrupsionin, dhunën shtetërore. Paguajmë ujin që nuk është I pijshëm. Mosrealizimi I të drejtës së përfaqësimit, dhe ndaj duhet të protestojmë. E drejta e fjalës është e dhunuar. Flet kryeministri në të gjitha televizionet, nuk dëgjohet qytetari.
Këta përfaqësojnë derisa marrin votat. Po shkatërrojnë Shqipërinë, jetën e qytetarit. Nëse kupa u derdh, atëherë çfarë ka mbetur për t’u bërë. Evropa dhe Amerika duhet të kuptojë se është çështje e dhunimit të të drejtës së ekzistencës dhe jo vetëm e Zvërnecit”, u shpreh Gjoka.
KOHA JONË SONDAZH

