FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

1 muaj qëndresë, sot protesta e 30-të

Protesta e 30-të kundër qeverisë pritet të mbahet mbrëmjen e sotme në Tiranë, me organizatorët që u kanë bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha trevat e vendit, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit.

Si gjithmonë, grumbullimi i pjesëmarrësve do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të shprehin kërkesat e tyre.

Në qendër të protestës mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë theksuar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, derisa kjo kërkesë të realizohet, duke e cilësuar këtë mobilizim si protestën e 30-të radhazi dhe një muaj nga fillimi i aksionit protestues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?