FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luçiana Kokaj: Nënat e reja të vijnë në shesh me fëmijët, ne i kallim datën Ramës

Bashkë-udhëheqja e protestës përballë Kryeministrisë, Luçiana Kokaj bëri thirrje qytetarëve të vijojnë pjesëmarrjen në tubime. Për të protestuesit nuk tremben nga dhuna apo përdorimi i gazit lotsjellës dhe u kërkoi veçanërisht nënave të marrin pjesë në protestë së bashku me fëmijët.

“Jemi aq shumë sa për t’i treguar Ramës, Ballës dhe deputetëve të inkriminuar se nuk na trembin as me dhunë, as me gaz lotsjellës. Të vijojmë çdo ditë këtu. Të gjitha nënat, merrni fëmijët dhe ejani në shesh; ju jeni tmerri i tyre, ju i kallni datën.

Me ne nuk u ecën dhuna, sepse kemi treguar qytetari të pashembullt. U kemi treguar se luftojmë algoritmin e tyre”, u shpreh Kokaj gjatë protestës. Fjalimi i saj u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit në protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?