FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet një bazë për tharjen e kanabisit në Divjakë, sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1 426 bimë narkotike

Një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në zonën e Rezervuarit të Divjakës, gjatë një operacioni të Policisë së Fierit. Gjatë aksionit u sekuestruan 44 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, ndërsa u konstatuan të kultivuara 1 426 bimë kanabisi.

Sipas Policisë, në ambientin e zbuluar u gjetën 37 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe 7 kilogramë kanabis në formë boçesh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për ekspertim.

Po gjatë operacionit, në një sipërfaqe toke shtetërore pranë rezervuarit, u evidentuan të mbjella 1 426 bimë narkotike kanabis. Një pjesë e tyre u asgjësuan në vend me djegie, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua si provë materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni i koduar “Koordinimi” u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, pas kontrolleve intensive në territor nga toka dhe nga ajri me dronë, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurorinë e Fierit, e cila nisi procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj tre punonjësve të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier. Bëhet fjalë për përgjegjësin e sektorit E.T., 33 vjeç, specialistin e menaxhimit F.H., 37 vjeç, dhe rojën G.A., 53 vjeç.

Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit bën të ditur se kontrollet në terren do të vijojnë, si nga toka ashtu edhe nga ajri me dronë, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë.

/rtsh.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?