FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kupola e re drejtuese, nis numërimi i votave në selinë blu

Në selinë e PD-së ka nisur numërimi i votave për Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet. Kryetari Sali Berisha tha se emrat kandidatë do të sjellin një ripërtëritje në parti. Flamur Noka garon përsëri për postin e Sekretarit të Përgjithshëm ndërsa përballë tij qëndron Saimir Korreshi. Tek sekretariatet një numër figurash të rinjsh rivalizojnë njëri tjetrin. Ajo që ra në sy, është se deputeti Klevis Balliu ndonëse bëri fushatë për nënkryetar kandidoi për sekretar organizativ, post që e mbante Ervin Minarolli, përballë Agron Lokës.

Nga ana tjetër, Berisha sqaroi për mediat debatin me anëtaren e Këshillit Ilirjana Kuçanaj. Berisha tha se rezoluta që Kuçanaj kërkonte që të lexohej, nuk ishte paraqitur sipas rregullave të parashikuara në statut dhe për këtë arsye nuk u bë pjesë e rendit të ditës. Ai tha se rezultati do të bëhet transparent për publikun, ndërsa shtoi se Edi Rama ka ekzekutuar votën e lirë.

“Ka një moment, unë ia thash asaj dhe çdo anëtari. Në përputhje me statutin do të gëzojë çdo të drejtë. Do të paraqesë rezolutë, vetëm se rezoluta është pe përcaktuar sesi paraqitet. Nunë i kam kthyer një përgjigjen sot paradite për kërkesën e saj. Nëse e bëjmë jashtë statutit, nuk është kompetencë e imja. Kam detyrë mos ti mohoj asnjë të drejtë askujt në përputhje me statutin. Rezultatin kjo parti e nxjerr para kamerave. Ai tjetri, që nga 2009 e deri më sot, ka ekzekutuar votën”, tha ndër të tjera Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gara për Nënkryetar të PD-së:
Nënkryetar
Belind Këlliçi
Luçiano Boçi
Nënkryetar
Jonathan Pano
Nikola Kedhi
Nënkryetar
Besa Manaj
Erisa Bajaziti

Swiss Digital Mobile Reklama

Gara për Komisionin e Apelimit:
(Zgjidhen vetëm 5 emra)
Adriana Kalaja
Ankelita Çela
Arsen Dushku
Besart Logu
Çajup Shehaj
Gentian Koçi
Lukas Heidorn
Mark Lleshi
Shaqir Manjani
Suina Asllanaj

Gara për Sekretariatin e Partisë Demokratike:
Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka
Saimir Korreshi

Sekretar për Organizimin
Agron Loka
Klevis Balliu

Sekretar për Digjitalizimin
Etion Kapedani
Renald Rista

Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj
Mario Runa

Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata
Maksim Kola

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Arlind Ahmetaj
Marash Logu

Sekretar për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati
Ledina Mandija

Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
Denisa Kele
Viola Kapedani

Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Françi Nuri
Ledio Nuraj

Sekretar për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj
Malvina Lika

Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Lorenc Luka
Shkëlqim Lepenica

Sekretar për Integrimin Europian
Fjoralba Dizdari
Silva Hasaj

Sekretar për Pushtetin Lokal
Agron Haxhimali
Ylli Asllani

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga
Petrit Tafaj

Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu
Jurgen Spaho

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?