Detajet e para nga aksidenti në Bulqizë, 40-vjeçari bie në furnel, vijojnë kërkimet
Policia ka bërë me dije detajet e para lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur sot në një minierë në Bulqizë.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00 në zonën e Tërnovës së Madhe, në Bashkinë Bulqizë. Një 40-vjeçar me inicialet I.K., banues në Burrel, i cili punonte si minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.
Dyshimet paraprake janë se punëtori mund të jetë mbuluar nga materiali i kromit pas rënies. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe forcat e policisë, të cilat vijojnë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e 40-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

