Manchester City pranë marrëveshjes me yllin maroken, Ayyoub Bouaddi
Manchester City është shumë pranë mbylljes së transferimit të Ayyoub Bouaddi nga Lille. Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, negociatat mes dy klubeve kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit anglez po vijojnë kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit për të finalizuar edhe kushtet personale të kontratës.
Transferimi i Bouaddi shihet si një lëvizje strategjike nga Manchester City, veçanërisht në kuadër të ndryshimeve që priten në mesfushë. Largimi i Rodrit duket gjithnjë e më i mundshëm, ndërsa Barcelona raportohet se ka kaluar Real Madridin në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll.
Pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, Ayyoub Bouaddi është shndërruar në një prej talenteve më të spikatura të futbollit francez. Mesfushori me origjinë marokene ka fituar një rol të rëndësishëm te Lille, duke treguar pjekuri mbi moshën e tij si në Ligue 1, ashtu edhe në kompeticionet europiane.
Lojtari i datëlindjes 2007 konsiderohet një prej perspektivave më premtuese të futbollit ndërkombëtar dhe transferimi i tij te Manchester City do të ishte një tjetër dëshmi e politikës së klubit për të kombinuar cilësinë e menjëhershme me investimet afatgjata.
Pep Guardiola pritet të ketë në dispozicion një mesfushor me vizion, teknikë dhe aftësi për të kontrolluar ritmin e lojës. Nëse marrëveshja finalizohet, Bouaddi do të jetë një përforcim i rëndësishëm për një repart që mund të pësojë ndryshime të mëdha gjatë kësaj vere.
KOHA JONË SONDAZH

