KFOR-i amerikan viziton kompaninë Frutex, ateron me dy helikopterë Black Hawk
Kompania Frutex ka mirëpritur sot një kontingjent të KFOR-it amerikan, i cili zhvilloi një vizitë në ambientet e kompanisë, duke mbërritur me dy helikopterë të tipit Black Hawk.
Gjatë vizitës, pjesëtarët e kontingjentit amerikan u njohën nga afër me veprimtarinë dhe arritjet e kompanisë Frutex, si dhe me portofolin e saj të produkteve, ku përfshihen brendet Golden Eagle, Natural 100%, Relax dhe brendet e tjera të kompanisë.
Pjesë e vizitës ishte edhe njohja me disa prej objekteve të ndërtuara nga familja Palushi, të cilat janë krijuar në kujtim të luftës dhe të të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe formimin e shtetit të Kosovës.
Vizita e KFOR-it amerikan në Frutex u vlerësua si një moment i veçantë, duke ndërthurur bashkëpunimin, njohjen me sukseset e biznesit vendor dhe respektin për historinë dhe sakrificën që qëndron në themel të lirisë së Kosovës.
Aterimi i dy helikopterëve Black Hawk në ambientet e kompanisë i dha një dimension të veçantë kësaj vizite, e cila do të mbetet një ngjarje e veçantë për Frutexin dhe familjen Palushi.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

