Bushi: Falënderoj dy lojtarët që zgjodhën U21 e Shqipërisë, rrethi po ngushtohet

Trajneri i kombëtares U21 publikoi këtë të enjte listën e futbollistëve për ndeshjen miqësoren me Ukrainën që do të luhet në 5 tetor në Hungari. Risitë në listën e Alban Bushi ishte prania e Omer Bajraktarit dhe Ajetiovikj që zgjodhën të vishnin fanellën kuqezi duke hequr dorë nga skuadrat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në konferencën për shtyp, trajneri i kuqezinjve të vegjël shpjegoi zgjedhjet e tij

Risitë? Dua të falenderoj dy lojtarët, Ajeti që ka lënë Maqedoninë dhe Bajraktari me shumë potencial, që ka lënë Kosovën. Dua t’i falenderoj dhe të them se janë potencial shumë i madh për ekipin tonë U-21, por edhe Kombëtaren A. Sa i përket Kullës dhe Huqit, janë lojtarë që kanë qenë pjesë e moshave të Shqipërisë gjatë gjithë kohës. Me shumë potencial të mirë, por janë pak të vegjël. Këto miqësore japin mundësinë për të testuar këto lojtarë të rinj që do të jenë e ardhmja e futbollit shqiptar-tha Alban Bushi

Swiss Digital Desktop Reklama

Përsa i përket ndeshjes me Ukrainën, trajneri i kombëtares U21 e konsideroi si një test të rëndësishëm

Swiss Digital Mobile Reklama

Ukraina? Është një ekip shumë i fortë dhe test shumë i rëndësishëm për ne. Sfida e mëparshme i përket së kaluarës në rrethana të tjera. Nuk na jep avantazh ndeshja e datës 5, duke marrë parasysh se ne i kemi mundur ato dikur. Futbolli është vazhdimësi. Ne duhet të tregojmë … Sidomos Ukraina ta jep mundësinë, duke qenë kundërshtar shumë i fortë, që të përballesh dhe të jetë i motivuar. Ekipi ynë ka shumë karakter, intensitet dhe disiplinë. I kemi kërkuar gjatë gjithë kohës. Në letër pothuajse të gjithë kundërshtarët që kemi luajtur së fundmi, kanë qenë më të mirë se ne. Në fushë kemi qenë të barabartë, pothuajse edhe ne superiorë. Me Slloveninë dolëm barazim dhe me Italinë u mundëm 1 me 0, por duhet të fitonim për shkak të performancës”,  tha Bushi

Trajneri i Kombëtares U21 preferoi që të mos flasë për futbollistë të veçantë teksa i konsideron të gjithë si cilësorë

‘Lojtar i veçantë? Kemi lojtarë shumë të mirë dhe cilësorë. Lojtarët e rinj jam shumë kurioz, do i shoh. Bajraktari dhe Ajeti i Egnatias, më pëlqejnë shumë dhe jam entuziast dhe optimist që do bëjnë karrierë shumë të madhe në ekipin kombëtar. Sidomos Bajraktari sepse është një pozicion që ekipi U-21 dhe A nuk ka shumë. Mendoj që do ecë me hapa shumë të shpejtë, do ketë mbështetjen tonë gjithë kohës. Është datëlindja 2027, që është edhe për dy sezone të tjera me Shpresat. Të gjithë lojtarët që kemi përzgjedhur, janë që mund ta përballojnë shumë mirë Ukrainën. Kemi shumë mungesa këtë radhë, nuk dua të ndaloj sepse jemi ekip kombëtar dhe alternativat i kemi shumë të fuqishme. Jemi ekip që do shkojmë në Europian dhe nuk duhet të qahemi nga mungesat, pavarësisht se ekipi i parë ka marrë disa lojtarë nga ne, por ne kemi aq shumë sa mund ta përballojmë shumë mirë Ukrainën dhe patjetër që do shkojmë për fitore.-tha trajneri i Kombëtares U21-Në futboll patjetër që moshat nuk kanë gjithmonë objektivat për të dalë në vend të parë. Ne jemi modest si ekipi A dhe moshat, pavarësisht se A ka bërë shumë mirë, por jemi vend i vogël. Gjithmonë mendojmë që të çojmë sa më shumë lojtarë në ekipin A, por paralelisht të shohim rezultatet. Sidomos tani jemi të fokusuar te rezultatet, patjetër dhe loja, por rezultatet janë shumë të rëndësishme se duhet të shkojmë sa më gjatë në Europian.

Bushi foli për futbollistët e marrë nga Kombëtarja A dhe përgatitjet për Evropianin U21 ku Shqipëria është një prej vendeve organizatore duke bërë edhe një paralajmërim për të tijët.

Kombëtarja A? Dhe tani ka 4 lojtarë, është Sina që do të ishte pjesë e jona nëse nuk do të ishte me Kombëtaren A. Është Fetai, Simoni dhe mendoj që janë potencial për U-21 dhe ekipin A. Disa të tjerë që mungojnë në këtë listë për arsye dëmtimi si Ramaj, Fikaj dhe Muça që janë potencial për ekipin A, por ka kohë për t’i parë në Europian dhe do kuptojmë nivelin e tyre. Përsa u përket përgatitjeve, i gjithë fokusi është tek Evropiani. Fokusi më i madh është ditën e hënë që kemi stërvitjen e parë kundër një kundërshtari të Ukrainës. Aty do tregohet gjithçka në fushë, sa të impenjuar dhe bashkuar jemi për të mundur Ukrainën. Duhet të kapim ndeshjet një nga një. Kemi edhe pesë ndeshje para se të shkojmë në Europian. Kemi edhe tre grumbullime të tjera. Është grumbullimi i nëntorit dhe marsit, pastaj fillon Europiani. Çdokush dua ta kuptojë që ditët po vijnë, grupi po ngushtohet dhe në mendjen e stafit tonë janë disa lojtarë, por jemi akoma në dyshime për të krijuar grupin e 23 lojtarëve që do jenë në Europian. Secili e di shumë mirë, që duhet të japë maksimumin të hënën në stërvitje, për të qenë sa më mirë në ndeshjen me Ukrainën dhe për të marrë sa më shumë kredit për të qenë në Europian’-deklaroi Alban Bushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?