Home Sporti A do të donit...

A do të donit të stërvitnit Brojën te Shqipëria? De Biasi përgjigjet për mediat italiane

246
0

Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë të gjatë për “TMW Radio“, ku ndër të tjera është pyetur edhe për Shqipërinë. Një nga temat më interesante lidhej padyshim me Armando Brojën, i cili është një nga talentet më të spikatur.  Ish-kreu i pankinës së Shqipërisë është pyetur nëse do të kishte dashur të ishte trajneri i Brojës.

“Po padyshim e them me sinqeritet, Shqipëria ka një bazë të mirë me të cilën të mund të punojë, ku ka mbërritur Edi dhe po bën një punë të mirë.

Në të njëjtën kohë i kanë shpërthyer disa lojtarë si edhe vetë Kumbulla, i cili është një lojtar i ri dhe me perspektivë. Broja është një lojtar i cili me siguri ka cilësi, dhe pak ditë më parë i shënoi Tottenhemt të Contes.

Ai është një futbollist i cili e sheh portën. Po luan pak me Kombëtaren shqiptare në krahasim me atë që pret ai. Por njëkohësisht mendoj se ka kohën e duhura për të ndërthurur lojën dhe për t’i dhënë peshën dhe vlerësimin e duhur”, tha De Biasi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit