Home Bota A pësoi Erdog...

A pësoi Erdogan infarkt? Zyrtarët turq e mohojnë. I quajnë lajmet si “spekullime”

82
0

Në 24 orët e fundit, ka dyshime për gjendjen shëndetësore të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Ai ndërpreu një intervistë televizive të drejtpërdrejtë për shkak të problemeve shëndetësore.

Media të ndryshme ndërkombëtare hedhin dyshime se kreu i shtetit turk pësoi një sulm në zemër gjatë asaj interviste. Lajmin megjithatë, e mohuan kategorikisht autoritetet turke duke e konsideruar si plotësisht të pavërtetë dhe spekullim.

Erdogan një ditë më parë tha se anuloi të gjitha aktivitetet e axhendës së tij të ngjeshur për shkak edhe të takimeve të shumta elektorale. 69-vjeçari tha se ka pasur shqetësime në stomak dhe se po ndiqte rekomandimet e mjekëve për të pushuar në shtëpi të mërkurën dhe të enjten.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit