Home Aktualitet A pranohet Ga...

A pranohet Gazment Bardhi si lider i ri i Opozitës?

1281
0

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video ndaj kliko)

Pas një viti kemi zgjedhjet parlamentare, ku shanset janë që ti fitojë thellë Edi Rama, sepse opozita akoma mbetet e përcarë dhe e copëtuar. Ndërkohë demokratët e ndjejnë se nuk ecet më kështu me gjithë këto grupime dhe parti që dalin nga barku historik i partisë demokratike.

Dikur ishte Sali berisha që i drejtonte dhe i mblidhte të gjithë në një cadër opozitare, por djajtë kanë dalë nga shishja dhe duhet shumë punë për ti mbledhur e futur në shishen historike. Bile shumëkusht thotë se është e pamundur.

Por asnjëherë nuk është e pamundur përbashkimi në një kohë që Edi Rama ka grumbulluar cdo pushtet. Është momenti që Berisha të hap udhë Gazment Bardhit që të drejtojë Partinë Demokratike dhe me pas edhe gjykatat do të tërhiqen duke dhënë drejtësi, e cila shkon tek PD-ja e Berishës, por pa Saliun kryetar.

Berisha ka bërë histori, por tani ai mbetet në histori dhe nuk mund të bëjë më histori të re opozitare.  Janë disa faktorë se pse Berisha nuk mund të drejtojë më këtë forcë historike e cila ka marrë çarje të thellë. Së pari mosha dhe nongrata që janë bashkë.

Së dyti është arresti që do ti vazhdojë gjatë nga SPAK. Dhe së fundmi vjen një moment që njeriu duhet të largohet vetë.

Ndërkohë Gazment Bardhi pritet me nderime të mëdha në Uashinton në SHBA. Ai sot shkruan vetë në profilin e tij në facebook:

“Vizitën në Ëashington DC e përfunduam me një takim falenderues në Kongresin Amerikan me kongresmenin Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri. Kongresmeni Aderholt është një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Interesi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar kërkon domosdoshmërisht ruajtjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sfidat e të gjitha kohëve i kemi tejkaluar bashkë dhe me sukses!”- shkruan Gazment Bardhi.

Ai ndodhet prej disa ditësh në SHBA në vizitë zyrtare ku u prit nga personalitete zyrtare të nivelit të lartë.

Ndërkohë në Tiranë, Berisha mban fjalim te dritarja dhe nuk heq akkoma dorë se do të jetë ai kryeministri në vitin tjetër electoral. Por askush nuk e beson këtë përrallë. As vetë Berisha.

Me sa duket Uashingtoni politik ka vendosur të mbështesë grupin Bardhi dhe jo Bashën apo Berishën.

Mbetet të shikohet se si do të veprojë Gazment Bardhi kur të vijë në Tiranë, a do të jetë prapë në një linjë me Berishën si grup parlamentar dhe a do të kërkojë që të zgjidhet lidershipi opozitar, por pa Berishën kryetar.

Opozita ka shansin e fundit që të bashkohet rreth një lideri përbashkues pasi pas një viti janë zgjedhjet parlamentare dhe nuk ka kohë për të humbur.

Opozita duhet të dalë me emrin e kandidati për kryeministër nga radhët e saj në mënyrë që të krijojë besim në popull që ti votojnë. Nëse fillojnë prapë lufta e brrylave në opozitë se “ jam unë e nuk je ti”, do të përfundojnë në një shoqatë, kur nuk do të marrin as 30 deputetë të gjithë bashkë, ndërkohë që parlamenti ka 140 deputetë.

Gazment Bardhi duhet të jetë i qartë kur të kthehet nga Amerika dhe mos rrijë sic thotë populli “as mish e as peshk”.

Koha nuk pret më Opozitën!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit