Home Aktualitet Abilekaj: Kri...

Abilekaj: Kriminelët kanë marrë në dorë bregdetin dhe asetet e Shqipërisë

64
0

Të ftuarit në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv kanë diskutuar për masakrën e Velipojës me katër të vrarë dhe ngjarjet kriminale të ndodhura në vend.

Analisti Enton Abilekaj deklaroi se në Shqipëri, kriminelët kanë marrë në dorë bregdetin dhe asetet e vendit.

Ndërsa, gazetari Poli Hoxha u shpreh se deklarata e sotme e ministrit të Brendshëm ndaj ngjarjeve të rënda në vend ishte katastrofë.

“Rama me vendim qeverie iu ka hequr kompetencën e administrimit të plazheve bashkive dhe ia ka kaluar qeverisë”, tha Aldo Bumçi.

“Kriminelët kanë marrë në dorë bregdetin dhe asetet e Shqipërisë. A mund të qeveriset vendi, që të mos kontrollohet nga kriminelët. Këtë duhet të themi. Ne nuk kemi siguri për jetën, këtu vrasin njerëz që bëjnë punë skllavërore. Rama është bërë si Asadi, që thotë se gjithçka është mirë, por në fakt çdo gjë shkon shumë keq”, theksoi Abilekaj.

“Ngjarjet kanë krijuar shok dhe ne po mësohemi me këto ndodhi të rënda. Institucionet e shtetit kanë lëshuar kontrollin e vendit. Del ministri i Brendshëm dhe pa pikë turpi thotë atë gjë se policia nuk kontrollon çdokënd se çfarë bën. Ka bërë deklaratën më të turpshme që ekziston”, tha Poli Hoxha.

“Ministri tha se nuk kontrollojmë dot makinat, ndërsa automjeti ishte me 150 km në orë. E, ata në Velipojë kishin pasur konflikt edhe më herët. Këta nuk kanë asnjë fije përgjegjësie. Arrin ministri i Brendshëm dhe thotë se do jem shumë krenar, nëse do le Shqipërinë me këtë trend vrasjesh në vend. Kjo deklaratë skandaloze i mbyll kapakun”, theksoi Enton Abilekaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit